Politikë

O’Connell: Shkarkimet, hap i duhur

Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, përshëndeti veprimin e Kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë, të dënuar për vepra kriminale.

Postimi i O’Connell:

Duke pasur ministra të qeverisë që janë akuzuar apo paditur për veprimtari kriminale nuk është një situatë e mirë. Është një hap në drejtimin e duhur pasi Qeveria e Kosovës kohët e fundit shkarkoi dy zyrtarë të lartë, të cilët ishin dënuar për krime të rënda. Kosova ka ndërmarrë disa hapa të vegjël, por pozitivë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Miku i Kosovës, ashtu si dhe qytetarët tuaj, kanë nevojë që kjo të bëhet një përpjekje serioze që synon gjithashtu shkelësit më të këqij. Arrestimet janë pjesa e lehtë. Dënimet janë më të rëndësishme.