Tech

Airbus kocepton aeroplanin që imiton mekanikën fluturuese të një zogu grabitqar

Prodhuesi evropian i avionëve, airbus, ka krijuar konceptin e një aeroplani të frymëzuar nga elementë natyralë të shqiponjave, skifterëve dhe gjahtarëve të tjerë të ajrit.

Dizajni, ende teorik, sjell një avion hibrid-elektrik, me motor turbo. Sipas Airbus, ai është frymëzuar nga mekanika efikase e një zogu, ka krahë dhe strukturë bishti që imiton atë të një zogu grabitqar ndërsa është i pajisur me elementë të ngjashëm me pendët që kontrollohen individualisht dhe që sigurojnë kontroll aktiv të fluturimit.

Avioni do të jetë në gjendje të mbajë deri në 80 pasagjerë dhe do të digjte 30 deri në 50 për qind më pak karburant krahasuar me avionët që operojnë aktualisht.

Edhe pse avioni ende nuk është në prodhim, qëllimi i projektit është të motivojë inxhinierët e gjeneratës së ardhshme të aeronautikës.

Drejtuesit e airbus shpresojnë që projekti do të ndihmojë ta bëjë aviacionin më miqësor me ambientin, më të pastër, më të gjelbër dhe më të qetë , duke marrë si shembull elementë që vetë natyra i ofron.