Tech

Airbus teston aeroplanin me krah të thyer, frymëzuar nga fluturimi i albatrosit

Airbus është duke punuar në ndërtimin e një aeroplani me krah të thyer, frymëzuar nga flututimi i albatrosit.

Albatrosi (një zog deti) është i aftë të qëndrojë në ajër për orë të tëra në mot me erë, me pak përpjekje (përplasje) krahësh.

Kthetrat e krahëve përkulen kur ka erëra të forta duke mundësuar kështu zvogëlimin e efekteve të turbullirave.

‘AlbatrossOne’, është një model i bazuar në A321 dhe është i ndërtuar nga polimere me fije karboni dhe fibër qelqi dhe ka cepe të varura në krah, të cilat janë “gjysmë-aeroelastike”.

Tani për tani, “AlbatrossOne” është ende duke u testuar – pas një programi zhvillimi 20-mujor.

Testet e para të fluturimit u përfunduan në shkurt, tha Airbus, përcjellë Pista.News.