Politikë

Ambasada gjermane: Ata që ju mbështesin nuk rrinë si lecka në dritare

Pas tërheqjes së së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronave, ka reaguar edhe Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt.

“Nuk është se njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar për pozitat e larta mungojnë në këtë vend, përkundrazi! Por për sa kohë që pozitat publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë nga ata që përpiqen të të mbështesin dhe ndihmojnë, të rrinë si lecka në dritare”, ka thënë Heldt.