PistaFact

Ambasadori amerikan, njeriu i fundit që e ‘përdhunoi’ të miturën nga Drenasi!

Dallimin mes kulturës politike amerikane dhe asaj europiane në rastet e ndjeshmërisë njerëzore, më së miri, ndoshta, e dëshmon rasti i të miturës së dhunuar sistematikisht seksualisht nga mësimdhënësi e pastaj hetuesi policor.
 
Ndjeshmëria e këtij rasti preku dhe tronditi shoqërinë në tërësi. Na e vendosi para fytyrës fotografinë e shëmtisë sonë kulturore – të krijuar nga politikat e politikanët (që për ata që nuk i njohin) në secilën kafe sot – flasin me admirim për mësuesin e hetuesin përdhunues.

E pse të jetë ndryshe, kur madje edhe vetë Ambasadori amerikan (shembulli ynë politik) nuk e fshehu simpatinë (kush e di, ndoshta edhe lakminë) për dy përdhunuesit e një çike të mitur 16 vjeçare.

Në kohën kur, përpos protestës nuk kish zë tjetër mbrojtje për të miturën e dhunuar sistematikisht seksualisht nga hetuesi policor, Amasadori amerikan, me tërë paturpësinë e tij, zgjedhi t’i bashkohet grupit dhunues, duke ‘përdhunuar’ kështu edhe njëherë të fundit çiken e mitur prej Drenasi!

Askush, sot, më pastër si loti (i munguem i Ambasadorit) nuk e nxori n’pah mungesën e dhembshurisë së këtij Ambasadori, ndaj përjetimit të dhunimit sistematik seksual të një të miture nga Drenasi, sesa reagimi publik i një Ambasade europiane sot.

Jo sepse Ambasadori vizitoi institucionin ‘që përdhunoi’ të miturën (për të mos e përgjithësuar rastin po supozojmë), por sepse ishta Dita kur, thjesht, duhej solidarizuar me viktimën!

Nuk kishte të pafajshëm atë Ditë, as Policia!

Nëse doni ta kuptoni sa dallon kultura politike europiane me atë ‘pragmatike’ amerikane (e, nuk po flasim për taksën) kushtoni një troh vëmendje këtyre dy fotografive – që flasin sa 1000 fjalë!

Ambasada e Francës në Prishtinë i doli krah viktimës!/Pista.news