Politikë

Asnjë deklaratë pas takimeve të Grenell me Thaçin dhe Kurtin

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë nga Ambasada amerikane në Prishtinë pas takimit me Richard Grenellin, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell sot është takuar në Presidencë me Hashim Thaçin, derisa më pas është takuar me Kurtin në Ambasadën amerikane, me ç’rast do të takojë edhe përfaqësuesit e subjekteve politike./Koha.net/