Sport

Balotelli do të luajë në Brazil

Mario Balotelli ka arritur një marrëveshje me skuadrën braziliane të Flamengos, lidhur me pagën që do të marrë.

Kështu bën me dije gazetari i njohur sportiv italian, Gianluca Di Marzio. SuperMario, i cili është lojtar i lirë pas largimit nga Marseille, tani duhet vetëm të arrijë një marrëveshje me Flamengo për të drejtat e tij të imazhit.

Sulmuesi 28-vjeçar i ka kaluar tri sezonet e fundit në Francë, duke luajtur për Nice dhe Olimpique Marseille.

Pra, nuk ka dyshime. Flamengo e paska pasur seriozisht për Mario Balotelli.

Klubi brazilian i ka ofruar atij 15 milionë euro (5.5 milionë për 18 muaj dhe një bonus prej 10 milionësh në momentin e nënshkrimit të kontratës).

Jo vetëm kaq, por Flamengo është treguar e gatshme t’i gjejë një vend te Boavista vëllait të SuperMarios, Enock