Tech

BMW e blinduar, e sigurt ndaj automatikëve dhe dronëve

BMW ka ndërtuar X5 Protection VR6, një makinë sigurie e modifikuar në trupin e X5.

Makina e blinduar mund të mbrojë udhëtarët nga plumbat e kallashnikovëve, AK-47, nga lëndët shpërthyese e madje dhe nga dronët.

BMW ofron edhe personalizime
BMW ofron edhe personalizime
BMW thotë se pavarësisht shtresave të trashë kundër plumbit, nuk duket që është e blinduar.
Pesha e izolimit antiplumb nuk dëmton as kontrollin apo fuqinë, pasi dhe suspensionet janë llogaritur sipas peshës
BMW thotë se mburoja e çelikut me kompozit fibre është efektive ndaj sulmeve me dronë dhe dinamitëve deri në 200 gramë c4
Makina ka një sistem serbatori që izolohet dhe nuk lejon të rrjedhë karburanti, që të mund të marrë flakë
Makina ka një sistem altoparlanti që të flasësh me personat jashtë pa e ulur fare xhamin
Ka dhe një buton që e ul xhamin vetëm 10 centimetra, sa për të këmbyer dokumente
Shpejtësia është e kufizuar në mënyrë elektronike në 210 km/orë
Makina kap 100 km/orë në 5.9 sekonda