Lajme

E ngarkuara me punë e SHBA: Shqipëria ia ka dalë mbanë ndaj makinacioneve ruse

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor”, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Moses nëvizoi se “Shqipëria po punon shumë për reformën e drejtësisë, drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për të mirën e përbashkët. Shqipëria ka respektuar premtimin në samitin e Uellsit”.

Por Moses ishte shumë e qartë kur deklaroi se: “Ka vende që t kërkojnë rrugë më të lehta përpara, si Kina, Irani dhe Rusia, ato duan ta përdorin Ballkanin perëndimor si mjet për qëllim, ska gjë idealiste në qëllimet e tyre, duan t’ju përdorin e pastaj të flakin. Kina prsh ka vënë në zbatim ekonominë debitore, Kremlini kërkon kaos, Irani ka shfrytëzuar burimet e tij diplomatike në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët e vet.
Por Shqipëria i ka treguar Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ia ka dalë mbanë ndaj makinacioneve ruse”.

Më tej ajo tha se “Ne do e mbështesim Shqipërinë edhe kur të marrë kryesinë e OSBE”./tch/