Show

Finalja e ‘Luftës së Yjeve’/ Prezantohet traileri i ‘The Rise of Skywalker’

Ka lajme te mira per fansat e “Luftës së Yjeve”: në konventën e D23, grupi zyrtar i fansave të “Walt Disney”, u prezantua ,me trailer-in i episodit më të ri të sagës së famshme televizive.

Star Wars IX: The Rise of Skywalker”, dëshmon praktikisht se fundi i kësaj odiseje të gjatë, është afër. “The Rise of Skywalker” përben kapitullin final të trilogjisë së luftës së yjeve, dhe si i tillë, pritet me padurim nga adhuruesit e saj.

Traileri ka një sasi bujare pamjesh edhe nga filmat e kaluar “Star Wars” ndërsa episodi i fundit sjell jo vetëm një përmbyllje, por bën edhe një lloj lidhjeje mes tetë filmave të mëhershëm.

Prezantimi kulmon me imazhe te reja që i tregojnë heronjtë tanë së bashku duke i hyrë një udhëtimi të mundimshëm në shkretëtirë e hedh dhe një vështrim edhe mbi personazhin e ri, Jannah-se apo Rey-n dhe Kylo Ren-in, të cilët përfshihen në një betejë epike.

Por momenti vërtet drithërues i trailer-it është skena ku shihet një figurë e errët, me kokën të mbuluar nga një kapuç që nuk lejon ti shihet fytyra, e që me shumë gjasë, duket të jetë e ligë.

Vetëm në fund mësohet se është Rey, dhe mban në dorë një shpatë lazer. A tregon një gjë e tillë se është hedhur në Anën e Errët? Kjo është një nga dilemat që filmi do të zbardhë e që shton padurimin e justifikuar të fansave për ta parë sa më shpejt në ekranin e madh.