Lajme

Fituesit e Nobelit për Letërsi për 2018 e 2019

Ismail Kadare nuk ka arritur të fitojë çmimin Nobel për Letërsi, edhe pse ishte në mesin e favoritëve.

Akademia suedeze çmimin Nobel për vitin 2018 i dhuroi autores polake Olga Tokarczuk, derisa çmimi Nobel për Letërsi 2019 i takoi shkrimtarit austriak Peter Handke.

Kujtojmë se vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Këto çmime, secili në vlerë të 908,000 dollarësh, do të prezantohen më 10 dhjetor.