Sport

Fron për Maradonën

Diego Armando Maradona arrin të marrë gjithnjë vëmendjen pavarësisht veprimeve të tij. Legjenda argjentinase është rikuperuar nga problemet e fundit shëndetësore dhe prej disa kohësh është rikthyer të drejtojë një skuadër.

59-vjeçari ka marrë nën komandë skuadrën e Gimnasia, ndërsa në mbrëmjen e djeshme kishte përballjen në transfertë ndaj një klubi ku është aktivizuar për pak kohë edhe si futbollit, Newells Old Boys.

Për të nderuar Maradonën, atij iu dhurua një fron para ndeshjes, të cilin e firmosi dhe më pas e përdori gjatë ndeshjes, për ta shijuar edhe më rehat sfidën.

Në fund të fundit, ai është Maradona dhe stoli i thjeshtë nuk bën për të.

Në fakt, froni i solli fat pasi Gimnasia bëri surprizën duke mposhtu Old Boys me rezultatin 0-4 dhe Maradona shijoi i lumtur fitoren nga një pozicion i rehatshëm.