Lajmet kryesore

Haradinaj: Disa politikanë ende ndihen komod brenda logjikës së protektoratit

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të sillet si protektorat.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ai nuk e kupton se si disa politikanë për interesa personale ende ndihen komodë brenda logjikës së protektoratit.

Ai thotë se abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare.

“Bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur, prandaj sot nuk është e nevojshme një sjellje e tillë. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror”, thotë ai.