Lajmet kryesore

Haziri për kreun e LDK: Besoj në marrëveshje politike, Hoti s’është i preferuari i Mustafës

Foto: Pista.News

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për portalin Pista.news, i ka quajtur të rrejshme percepcionet se shefi i Grupit Parlamentar të Kuvendit, Avdullah Hoti, është më i preferuari i Isa Mustafës për ta trashëguar atë në pozitën e kreut të LDK’së.

Haziri thotë se beson në marrëveshjet politike, që, sipas tij, edhe LDK do ta ndjek këtë shembull sikur gjitha partitë demokratike në botë.