Show

Jennifer Aniston bllokon Instagramin me ‘rikthimin’ e ‘Friends’

Kanë kaluar 15 vite nga episodi i fundit i një prej serialeve më të famshëm në histori, “Friends”.

Por, në gjithë këtë kohë, aktorët nuk ishin parë më të gjashtë bashkë. Ishin bashkuar herë pas here në emisione të ndryshme, por gjithnjë mungonin dy ose tre nga gjashtë personazhet.

Por Jennifer Aniston, aktorja e personazhit Rejçëll, sot 50 vjeçe, arriti t’i bashkojë të gjashtë për herë të parë dhe vuri rekord klikimesh në Instagram.

Ajo postoi foton e miqve në Instagramin e saj, pasi ata ishin mbledhur tek ajo, dhe klikimet e shpërndarjet u bënë aq të shumta sa faqja e Instagramit të saj u bllokua e nuk po hapej më. Shumë adhurues kutjuan se i kishin përzënë, derisa faqja u rikthye në normalitet.