Show

Keanu Reeves feston 55 vjetorin dhe rikthimin ‘Matrix 4’

Keanu Reeves mbush 55 vjeç, por veç ditëlindjes, aktori duket se do të festojë edhe prodhimin e Matrix 4.

Aktori kanadez, i cili i është rikthyer së fundmi vëmenjdes së publikut me suksesin e “Xhon Uik” dhe me zërin e tij në “Toy Story 4”, ka lindur në Bejrut të Libanit më 2 shtator të vitit 1964.

Ai ka luajtur shumë filma të njohur, por suksesin më të madh e pati me “Matrix”, që mori famë botërore me tre prodhime dhe mblodhi rreth 440 milionë dollarë vetëm nga biletat e kinemave.

Pasi u konfirmua prodhimi i “Matrix 4”, mësohet gjithashtu se Keanu Rives dhe Carrie-Anne Moss do të mbajnë rolet e tyre si Neo dhe Trinity.

Kanadezi Keanu Reeves ka lindur më 2 shtator 1964, në Bejrut
Shumë shpejt do të jetë personazh i rëndësishëm i një video-loje
Kohët e fundit ka pasur sukses me filmin “Xhon Uik”
Por famën më të madhe ia dha Matrixm, që ka fituar rreth 440 milionë dollarë.
Ai ka qenë po ashtu një nga zërat e Toy Story 4