Shkencë

Koha e gjigantëve/ Para 19 milionë vjetësh, papagalli ishte i gjatë 1 metër

Një papagall që jetonte para 19 milionë vjetëve në Zelandën e Re, ka pasur gjatësinë e gjysmës së një njeriu mesatar, diku rreh 1 metër.

Mbetjet e këtij papagalli u gjenden në rajonin jugor, Otago, të Zelandës së Re. Besohet se ka qenë një shpend i madh, por që nuk ka mundur të fluturojë.

Ai ka peshuar diku rreth 7 kilogram dhe mendohet të ketë qenë mishngrënës.

Ky zbulim u botua revistën ‘Biology Letters’.

“Nuk ka papagallë të tjerë gjigantë në botë,” i tha BBC profesori Trevor Worth, një paleontolog në Universitetin Flinders në Australi dhe autori kryesor i studimit.

“Të gjesh një të tillë është shumë domethënës”, tha ai.

Paleontologët e kanë quajtur specien e re ‘Heracles Cheapectatus’, bazuar në madhësinë dhe forcën e tij të pazakontë.

Mbetjet e papagallit ishin gjetur para 11 vjetësh, por, atëherë, besohej se i takonin një shqiponje, apo rose.

Këtë vit, një ekip paleontologësh rianalizuan mbetjet dhe konstatuan specien e re, të një papagalli gjigant.

Profesori Worth tha se një nga studentët e tij hasi në eshtrat e papagallit rastësisht në laboratorin e tij gjatë një projekti kërkimor./Pista.News