Lajmet kryesore

KQZ në pritje të pranimit të vendimit të Gjykatës Supreme për numërimin e votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohon se janë në pritje të pranimit të vendimit të Gjykatës Supreme për numërimin e votave të diasporës.

“Ne do të presim që ta marrim vendimin, për të parë të gjithë përmbajtjen, dhe do t’iu mbajmë të informuar në kohë për procedimin e mëtejmë, konform detyrimeve ligjore që kemi si institucion”, ka thënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kërkohej edhe numërimi i votave të ardhura më vonesë nga diaspora, Gjykata Supreme ka pranuar një ankesë të tillë si të bazuar dhe ka marrë vendim përmes të cilit e detyron KQZ-në që të rinumërojë 4 mijë e 369 votat të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor.