Lajme

Kufoma e gjetur në Durrës, policia jep detajet

Policia ka dhënë më shumë detaje mbi gjetjen e një kufome të gjinisë mashkull nga një peshkarexhë në Durrës.

Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë dhe nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë, njofton policia.