Sport

Liverpool fitoi Championsin duke luajtur ‘antifutboll’!

Trajneri i Burnley, Sean Dyche, ka thënë se Liverpool ka luajtur "antifutboll" në finalen e Champions League kundër Tottenham dhe se ka qenë mënyra e duhur, sepse ata fituan trofeun.

Dyche, i cili kritikohet shpesh për lojën me topa të gjatë të skuadrës së tij, beson se skuadrat që luajnë duke mbajtur topin në zonën e tyre do të kthehen shumë shpejtë të pasimet e gjata.

“Nuk do t’i mësojë një skuadre Under 12 që të luante në atë mënyrë dhe shumë shpejt do të vijë koha që skuadrat do të luajnë përsëri me topa të gjatë.

Glen Hoddle ka qenë pasuesi më i mirë në historinë e futbollit”. “Si mund t’i thuash një lojtari të tillë në futbollin modern, ‘Më fal, dua që të bësh vetëm pasime të shkrutra’ kur ai mund ta dërgojë topin kudo në fushë?

Gjithmonë kritikohem kur e them këtë dhe nuk e kuptoj”.

“Sapo humbjet fillojnë të zëvendësohen me fitore, do të ndryshosh menjëherë filozofi. Shikoni statistikat e pasimeve të Liverpoolit në finalen e Champions League; 67% të pasimeve të kompletuar, vetëm 280 pasime në 90 minuta.

Antifutbolli fitoi Champions-i”.