4putroshat

Miqësia e pazakontë mes qenit dhe rosës (Foto) ⬇️

Vendetta, një pastor gjerman dhe Lemony, një rosë indiane prej vitesh kanë krijuar një lidhje të pazakontë.

“Vendeta është një qen shumë i këndshëm dhe miqësor me njerëzit. Kur Lemony erdhi në shtëpinë tonë, ishte vetëm një rosë e vogël në qershor të 2018. Fillimisht kam pasur frikë që t’i vë së bashku”, zbulon Natasha, pronarja e qenit dhe shpendit.

“Çuditërisht, Lemony nuk kishte frikë dhe nisi që ta ndjekë Vendettan kudo”, vijon ajo.

Natasha fotografon dy shokët e saj të adhurueshëm ndërsa eksplorojnë pyjet, bëjnë një banjo të përbashkët dhe luajnë gjatë gjithë kohës.