Politikë

Mogherini shtron darkë lamtumirëse me liderët e Ballkanit Perëndimor

Shefja në largim e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Ferderica Mogherini do të zhvillojë sonte një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në darkë do të marrin pjesë tre anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq dhe Milorad Dodik, presidenti i Kosovës – Hashim Thaçi, ai i Serbisë – Aleksandar Vuçiq, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut – Zoran Zaev dhe presidenti i Malit të Zi – Millo Gjukanoviq.

Takimi do të jetë një rast tjetër për të diskutuar zhvillimet politike në rajon, përpjekje për gjetjen e një zgjidhje për problemet e pazgjidhura dhe të analizojë arritjet e bëra gjatë mandatit të Mogherinit.

Ky do të jetë takimi i parë midis Mogherinit dhe udhëheqësve të Ballkanit qëkur Këshilli Evropian refuzoi t`i jap dritën jeshile fillimit të procesit të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Do të jetë gjithashtu takimi i fundit me Komisionin Evropian në këtë mandat i cili pritet të përfundojë më 1 dhjetor, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë të mërkurën, më 30 tetor Komisioneri në largim për Zgjerim, Johannes Hahn do ta presë në takim, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurse, homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do ta ketë një takim kokë më kokë me presidentin në largim të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ndërsa të mërkurën, më 30 tetor Komisioneri në largim për Zgjerimin, Johannes Hahn do ta presë në takim, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.