Lajmet kryesorePistaFact

Në mëshirë të naftarëve

Arbnor Gashi nga Prishtina është iI habitur me faktin se sa shpejtë është rritur çmimi i derviateve të naftës. Në fakt çmimi për një litër në shumë pika është 1.25 cent e në disa ka shkuar edhe më lartë, ku një litër shitet 1.27 cent. Arbnori thotë se është e papërballueshme një rritje e tillë.

“Për më tepër që edhe cilësia nuk është fare e mirë. Kjo rritje që bëhet aty për aty, është e papranueshme dhe e papërballueshme për konsumatorët. Krejt qysh ju shkon për interesi naftetareve. Nuk është larg mendve që një litër me u bo edhe 2 euro, derisa pagat janë të njëjta” thotë Gashi.

Çmimi i derivative të naftës nga fillimi i vitit është rritur në Kosovë. Këto ditë, një litër naftë po shitet në rreth 1.25 cent derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë më pak, për afro 30 cent.

Rritjen e çmimit të derivative të naftës e konfirmon edhe kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani. Ai për Pista.news thotë se çmimi ndryshon në mënyrë direkte nga çmimi në berzën botërore.

Sipas të dhënave në faqet elektronike të çmimeve të naftës në bursë botërore (oilprice.com, oil-price.net), gjatë ditës së sotme, një barrel nafte e papërpunuar ka kushtuar 71.78 dollarë. (foto 1 https://oil-price.net/), derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar një barrel nafte ka qenë 54.92 dollarë. (FOTO 2 ). Pra, ka një rritje prej 30.7 përqind.

Rritjen e çmimit në javët e fundit, i pari i nafëtarëve e quan rritje të lehtë.

“Rritja e çmimit të derivative të naftës është një rritje e lehtë. Çmimet aktule janë 1.22 cent për diesel, ndërsa 1.23 për benzin. Ka rreth dy javë që janë këto çmime. Është berza botërore ajo që e dikton çmimin e derivative të naftës, sipas prodhimit. Kohët e fundit, prodhimi është më stabil, andaj edhe çmimi nuk ka ndryshuar”, thotë Berjani.

Megjithkëtë, çmimin e derivative e cakton dëshira se sa dëshirojnë të fitojnë tregtarët e “arit të zi”, pasi nuk ka një mekanizëm/rregullator shtetëror që e kontrollon këtë gjë. Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë, në çdo deklarim, thonë se Kosova ka treg të lirë, andaj edhe tregu e përcakton çmimin.

Një e vërtetë e pamohueshme është edhe fakti se rritja e çmimit të derivative të naftës nga tregtarët ndikohet menjëherë nga rritja e çmimit në berzën botërore. Por, e njëjta nuk ka ndodhur në rastet kur në berzën botërore nafta ka shënuar rënie.

I pyetur nga Pista.news, se pse tregtarët e naftës e (keq)shfrytëzojnë këtë situatë, Berjani arsyetohet duke thënë se Kosova nuk ka rafineri, e cila mund ta dirigjoj çmimin.

“Kosova nuk ka rafineri ose kompani ku mund ta dirigjoj çmimin në regjion, njëjtë sikur nuk ka as rregullator ku do ta rregullonte këtë fushë. Tregtarët janë vetëm tregtar. Sa i përket uljes së çmimit krahas uljes në berzë, atë e diktojnë stoqet që kanë kompanitë e që e kanë marrë me çmim më të lartë, dhe nuk kanë mundësi me e zbrit shpejtë çmimin”, thekson Berjani.

Por, në krejtë këtë situatë, është për t’u habitur se si mund të ndodh që në secilin rast kur ulet çmimi në berzë, i bie se naftëtarët kanë marrë dhe kanë rezerva të naftës më shumë, se në rastet e kundërta, atë të rritjes, që i bie se ata furnizohen apo janë furnizuar në po atë moment kur çmimi është rritur.

Çmimi mund të rritet dyfish?

Çmimi i derivative të naftës mund të rritet varësisht prodhimit dhe sasisë që do të jetë në bursën botërore. Këtë e konfrmojnë edhe tregtarët e naftës. Por, parashikimet janë të frikshme.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe analizave në faqet botërore të internetit që merren me këtë çështje, nga tensionet poliktike në mes Iranit dhe SHBA-ve (http://www.oil-price.net/en/articles/iran-tensions-150-dollar-oil-price.php), çmimi i naftës mund të rritet dyfish apo edhe më shumë.

Sipas parashikimeve, nga sanksionet e SHBA-ve ndaj Iranit, një barrel nafte e papërpunuar mund të arrijë deri në 150 dollarë.

Nëse një barrel nafte e tillë tani është 71.92 dollarë, e nëse ky çmim mund të rritet në 150 dollarë, atëherë i bie që të ketë rritje mbi 100 përqind, apo më saktë 111.27 përqind.

Për konsumatorët, ky është parashikim drithërues, por jo edhe për tregtarët vendor të “arit të zi”.

Sipas veprimeve të tyre në situate të tilla, deri tani, ata, tanimë kanë filluar t’i fërkojnë duart./Pista.News