4putroshatLajme

New York nxjerr ligjin që ndalon heqjen e kthetrave të maceve, e konsideron praktikë çnjerëzore

Foto: Pista.News

Shteti i New Yorkut ndalon me ligj heqjen e kthetrave të maceve. Ligjin e ka nënshkruar Guvernatori Andrew Cuomo. Kështu, New York bëhet shteti i parë që e trajton të jashtëligjshëm heqjen e kthetrave të maceve.

“Duke ndaluar këtë praktikë arkaike, ne do të sigurojmë që kafshët nuk i nënshtrohen më këtyre procedurave çnjerëzore dhe të panevojshme,” tha Cuomo në një deklaratë.

Heqja e kthetrave të një mace kërkon amputimin e pjesshëm të kockës së fundit në secilën prej këmbëve në këmbët e para të një mace.

Kjo shpesh krijon te macet dhimbje kronike.

Foto: Pista.News

“Kthetrat e macëve luajnë një rol të rëndësishëm në aspekte të ndryshme të jetës së tyre. Heqja e tyre shkakton dëme fundamentale fizike dhe ndikon në sjelljen e tyre “, thuhet në ligj.

Njerëzit që kanë mbajtur macet si kafshë shtëpiake kryesisht u kanë hequr atyre kthetrat për të ruajtur mobilierinë.

Foto: Pista.News