Politikë

Nis takimi mes Vuçiqit, Ramës dhe Zaevit për ‘mini shengenin’

Në Novi Sad ka nisur takimi trepalësh në mes të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidentin serb Aleksandar Vuçiq është nikoqir i kryeministrave të të dyja vendeve, Edi Ramës së Shqipërisë dhe kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev Rama, në takimin temë qendrore e të cilit do të jetë integrimi më i mirë i tregjeve në rajon dhe propozimin e presidentit serb për krijimin e “Shengenit të vogël”.

Takimi, në pavijonin e oficerëve të Kalasë së Petrovaradinit, do të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik, duke hequr pengesat për biznesin dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve në të tre vendet, tregu i të cilave është 20 milionë njerëz, transmeton Klan Kosova.