Politikë

Nis takimi Thaçi-Grenell

Foto: Ekonomia Online

Ka nisur në Prishtinë takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Richard Grenellin, të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për ndërmjetësim të dialogut Kosovë – Serbi.

Thaçi e ka pritur Grenellin në presidencë.

Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA-së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit.

I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani./Koha.net/