Sport

Pogba i kërkon 30 milionë euro pagesë, Manchester United e refuzon kategorikisht

Paul Pogba dhe Manchester United prej kohësh nuk kanë një raport të mirë. Mjafton të kujtojmë se në verë, francezi u përfol shumë për një kalim te Reali i Madridit, por diçka e tillë nuk u konkretizua.

Pavarësisht se vendosi të qëndronte në “Old Trafford” tensioni mes palëve nuk është larguar dhe së fundmi, drejtuesit e Manchester United kanë refuzuar kërkesat e Pogba për sa i përket një rinovimi të mundshëm të kontratës.

Mediat në Angli bëjnë me dije se United i kishte ofruar rinovimin, por francezi ka vënë disa kushte, që janë hedhur menjëherë poshtë nga “Djajtë e Kuq”.

Raportohet se Pogba i ka kërkuar anglezëve një pagë prej 30 milionë eurosh dhe diçka e tillë e ka tërbuar jo pak kryesinë nga Manchesteri, të cilët kanë refuzuar në mënyrë kategorike./telesport/