Lajmet kryesore

Prokurori special Afrim Shefkiu do të trajtojë rastin e Astrit Deharit

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, do jetë jetë i ngarkuar me hetimet e reja që do të zhvillohen tash e tutje nga Specialja për rastin e vdekjes së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Me anë të këtij vendimi, bartës i kësaj lënde do të jetë u.d. kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe do të mbështetet nga prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

Shefkiu deri më tani njihet si prokurori i cili akuzoi ish-komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së në rastin e fryrjes së listave të veteranëve.