T'rejat n'trend

‘Qytetërim alienësh’ në mes të Danimarkës

Ajo çka duket si një qytetërim alienësh në të vërtetë është një qytet-kopsht në planetin Tokë.

Imazhet e mahnitshme të realizuara përmes një droni na zbulojnë periferinë e çuditshme të Danimarkës, në Brondby, Kopenhagen.

Kopshtet, shtëpitë dhe gjithçka tjetër janë në një harmoni dhe rregull të frikshëm. Koncepti i një qyteze të tillë u dha nga arkitekti Erik Mygind në vitin 1964, i cili synonte nxitjen e bashkëveprimit shoqëror në fshat.