LajmeSport

Rashica sërish shpëton Werder Bremenin

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja e javës së shtatë të Bundesligas mes Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.

Një ndeshje në të cilën ka qenë protagonist ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili i ka shmangur humbjen skuadrës së tij.

Ka qenë Werder që ka kaluar në avantazh në minutën e 27-të me Klaassen, por Frankfurt ka arritur të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë me Rode (55′) dhe sulmuesi i Milanit, Andre Silva, i cili është huazuar nga Eintracht.

Kur mendohej se vendasit do të merrnin tri pikët, Rashica është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe ka fiksuar shifrat në 2-2.