LajmeT'rejat n'trend

Shqipëria mban ‘Shën Llazarin’ për vete, edhe pse i’a kishte premtuar UNESCO’s

Një vit më parë qeveria shqiptare kishte vendosur që t’i dhuronte UNESCO pikturën Ngjallja e Shën Llazarit, por këtë të mërkurë ky vendim i anullua.

Piktura do t’i dhurohej UNESCO me rastin e 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

Ikona “Ngjallja e Shën Llazarit” sapo ishte restauruar dhe nga qeveria u mendua të bëhej dhuratë.

Tani qeveria vendos që piktura të qëndrojë në Shqipëri.