Lajme

Rinumërohen 95 vendvotime nga 314

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani janë rinumëruar 95 vendvotime nga 314 sa janë gjithsej.

Këtë e ka konfimruar Burim Ahmetaj nga QNR në mbledhjen e KQZ-së, i cili ka thënë se është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve, dhe se deri deri në ditën e djeshme kanë përfunduar 95 vendvotime.

Tutje ai ka thënë se janë në fazën e regjistrimit të votave me kusht dhe janë duke u marrë me procesimin e formularëve.