Show

Ronaldo së bashku me Georginan në gjueti të tartufit

Trajneri Maurizio Sarri e la pushim, nuk e grumbulloi për transfertën me Lecce.

Me këtë rast, Cristiano Ronaldo vendosi ta kalonte fundjavën me miqtë në zonën e Langhe. Synimi ishte i qartë, për të kërkuar atje tartu (njëlloj zhardhoku që gjendet në tokë, si patatja).

Cristiano Ronaldo dhe Georgina u çlodhën, gjithashtu. Grupi përbëhej nga Miguel dhe Edu, bashkë me partneret e tyre.

Të gjithë kërkuan për të zbuluar tartu nën tokë, falë qenve superprofesionistë.

Pasi e humbi udhëtimin në Lecce, kampioni portugez është gati ta veshë përsëri fanellën me numrin 7.

Atij dhe bardhezinjve i’u duhet të gjejnë fitoren, pas ndalesës në Lecce (barazimit 1-1), sado që kjo gjë rezultoi pa dhimbje, pasi edhe rivalët u frenuan (Inter dhe Tartufo është një kënaqësi e kuzhinës italiane, që lë pak njerëz indiferentë.

Që nga zbulimi i këtij produkti bimor 80 vite më parë në pyllin “Motovun”, ai nuk pushon së qeni një delikatesë gastronomike e restoranteve më të njohura.

Kulti magjik i tartufo është forcuar nga besimi në fuqitë e tij afrodiziake.

Menjëherë pas nxjerrjes nga toka, tartufo e freskët përdoret direkt si suplement ushqimor, ose përpunohet me metoda bashkëkohore për t’u përdorur si ingredient i ëmbëlsirave e produkteve të tjera me cilësi të lartë.