Sport

Salah drejt refuzimit të Kombëtares së Egjiptit

Nuk kanë fund përplasjet e Mo Salah dhe kombëtares së Egjipitit. Sulmuesi duket se mund të mos rikthehet më në kombëtare, pasi në vendin e tij nuk e vlerësojnë aq shumë sa në Angli.

Ylli i kombëtares nuk është votuar si futbollisti më i mirë i shtetit duke u renditur vetëm i 4-ti. Një votim që sigurisht nuk e ka lanë të kënaqur lojtarin e Liverpoolit.

Federata duke parë situatën e nderë mes tyre dhe krisjen e madhe ka marrë menjëherë masa dhe ka vendosur që t’i japë shiritin e kapitenit.

Një vlerësim për të mos e humbur përfundimisht, por ka një problem të madh.

Shirti mbahet nga Ahmed Fathi dhe ky i fundit nuk pranon ta dorëzojë.

“Po, Fathit i është kërkuar që të kalojë shiritin drejt Mo Salahs. Ai është surprizuar nga kjo kërkesë dhe tha jo. Mendoj se nuk do të vazhdojë me kombëtaren nëse i hiqet shiriti. Unë mendoj se Salah do e refuzonte nëse shiriti i merret Fathit”, – tha menaxheri i lojtarit.