Politikë

SHBA pret nga Qeveria e re e Kosovës vazhdim të menjëhershëm të dialogut me Serbinë

Departamenti amerikan i Shtetit ka përgëzuar kosovarët për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve të parakohshme.

“Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë më një qeveri të re, pro-dialogut, kur ajo të formohet dhe e cila është e përkushtuar të forcojë demokracinë dhe të sigurojë paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritjet tona që lidershipi i ri i Kosovës të jetë i gatshëm të angazhohet menjëherë me Serbinë që të punojnë për marrëveshjen që normalizon marrëdhëniet”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.