Lajmet kryesore

Shkupi refuzon ftesën ruse për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik

Maqedonia Veriore nuk është ftuar të anëtarësohet në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), tha sot në Shkup kryeministri Zoran Zaev.

“Ndoshta ka një lloj mur mbrojtës rreth kësaj qeverie, kështu që ne as nuk e morëm atë thirrje. Dhe kjo as nuk na vjen në mendje, “tha Zaev.

“Nuk ka një ftesë të tillë, dhe shpresoj se nuk do të vijë,” tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse një ftesë për anëtarësim në EAEU kishte arritur pas fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në BE. Nga Shqipëria ende nuk ka një përgjigjie për ftesën ruse. Ftesa u bë verbalisht nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona, Itali të Premten.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”, theksoi diplomati rus.

Chizhov tha, “Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë” vënë në akull “nga Brukseli “mund të kenë më shumë benefite në EEU”.

Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në EUU vjen vetëm disa ditë pas një vendimi negativ nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë Bjellorusia është i vetmi vend evropian që po merr pjesë në EEU.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”