LajmeShëndetësi

Studim/ Pse shumë gra po heqin dorë nga periudhat menstruale?!

Me konfirmimin e kohëve të fundit se periudhat nuk kanë dobi shëndetësore, një numër në rritje e grave po përdorin kontracepsionin për t'i ndaluar ato krejtësisht!

Foto ilustrim: Getty Images/Ellen Wishart

Kur një valë e re e autorëve dhe aktivistëve feministë u bën thirrje grave të përqafojnë periudhat e tyre, ideja se disa nuk duan një rrjedhje mujore dhe po kërkojnë të shmangin krejt ato mund të duken radikale.

Teknologjia qëndron në kontraceptivë. Ato jo vetëm që parandalojnë shtatzëninë. Një rënie e kohëve të fundit në shitjet e tamponit ka qenë e lidhur me gratë që përdorin metoda kontraceptive që ndalojnë ose lehtësojnë periudhat e tyre.

Rreth një e pesta e femrave që përdorin implantin kontraceptiv nuk janë me gjak, ndërsa shumë që marrin tableta kontraceptive pa pushim shpesh arrijnë të njëjtin rezultat – dhe këto nuk janë metodat e vetme.

Ndikimi mund të ndryshojë jetën.

“Kam filluar të marr mini-pilulën thjesht për faktin se doja të ndaloja periudhat e mia”, thotë Jaimi Kendall, 25 vjeçare.

“Për vite me radhë, kam pasur periudha tejet të rënda saqë më lanë rëndë anemike deri në pikën ku fillova të përjetoja tringëllima në veshë. Të mos ketë më periudha është një bekim “, thotë ajo.

Të mos ketë periudha nuk krijon ndonjë “mbingarkesë”, as nuk janë të nevojshme për “pastrimin e trupit”, thonë gjinekologët.

Dr Jane Thomas, një gjinekologe specialiste në spitalin universitar Homerton në Londër, thotë se të përjetuarit e shpeshtë të periudhave është një dukuri e kohës moderne. Historikisht, shpjegon ajo, gratë kanë kaluar kohën më të madhe duke qenë shtatëzëna ose ushqyer fëmijët me gji.

“Ka qenë një pakicë e njerëzve që kanë pasur vetëm dy fëmijë”, tregon ajo.

Përderisa Thomas nënvizon se periudhat e rregullta janë një tregues i shëndetit të mirë, Dr Anne Connolly, udhëheqëse e Klinikës për Shëndetin e Grave në Kolegjin Mbretëror të Mjeksisë thotë se nuk ka përfitim shëndetësor nga periudhat e grave: “Nëntëdhjetë e nëntë përqind e grave nuk kanë nevojë për gjakderdhje”.

Judith Stephenson, profesoresh e Shëndetit Seksual dhe Riprodhimit në Universitetin e Londrës, thotë të njëjtën gjë.

“Në një mënyrë, duket sikur ky është një nga gabimet e mëdha të Dizajnit të Perëndisë … Nuk është e dobishme të kesh këto periudha – në fakt, nëse nuk i keni ato, një nga përfitimet më të mëdha do të ishte reduktimi i anemisë së mungesës së hekurit”, thotë Stephenson.

Mundësia që të mos ketë periudha është e rrënjosur në kontraceptivët hormonalë, të cilët përdorin versionet sintetike të estrogjenit dhe progesteronit për të ndërhyrë në ciklin menstrual.

Kjo parandalon shtatzëninë (që do të thotë vendimi për të ndaluar gjakderdhjen nuk është në përputhje me përpjekjet për një fëmijë).

Shumë forma të reja të kontracepsionit – duke përfshirë implantin kontraceptiv dhe injektimin, sistemin intrauterin (spiralja hormonale) dhe pilulën “mini” vetëm për progestogjen, janë të dizajnuara që të merren vazhdimisht, që do të thotë që shumë përdorues mund të kalojnë pa probleme me muaj apo vite pa ndonjë gjakderdhje, shkruan The Guardian, përcjellë Pista.News.