Focus

Të famshmit që u hetuan nga FBI – prej Marilyn Monroe te Donald Trump

Kur FBI heton, ju duhet ta dini se është e rëndësishme. Byroja Federale e Hetimit u themelua në vitin 1908 dhe investigon krimin në të gjithë SHBA.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për tekste këngësh apo kërcënime me vdekje, persona mjaft të famshëm dhe figura publike janë hetuar nga FBI.

Nga R. Kelly te Marilyn Monroe, njihuni me të famshmit që janë hetuar nga FBI, ose figura që ata thjesht i konsiderojnë pak të dyshimta.

Marilyn Monroe u hetua për shkak të martesës së saj me Arthur Miller, i cili ishte një komunist i dyshuar
R. Kelly -Në përgjigje të akuzave të shfrenuara për abuzime seksuale, R. Kelly raportohet se po hetohet nga FBI.
Princesha Diana-Dosja e Dianës është mjaft e shkurtër, por përmenden edhe kërcënimet me vdekje kundër saj dhe një udhëtim i planifikuar në New York City që u prit me protesta
Ryan Adams-Sipas raportimeve, FBI së fundmi është hapur një hetim ndaj Ryan Adams, pas raportimeve se ai dyshohet se ishte përfshirë në aktivitete seksuale me një adoleshent.
Jimi Hendrix-Ikona e rrokut ka një skedar të shkurtër, ku përshkruan historinë e tij kriminale të vjedhjeve të makinave.
Whitney Houston-FBI hetoi kërcënimet ndaj Houston nga një fanatik në Vermont, i cili dërgoi gati 80 letra dashurie për këngëtaren. Kishte gjithashtu një përpjekje të supozuar për zhvatje ndaj Houston.
Tupac Shakur-2Pac është një nga reperët më të famshëm të hetuar nga FBI. Ai u hetua për kërcënimet me vdekje që pretendohet se kishte marrë nga Lidhja e Mbrojtjes Hebraike.
John Lenon-John Lennon ishte një figurë aktive politike, me mesazhe të forta që rezononin me njerëzit në mbarë botën. FBI u përpoq të revokojë vizën e Lennon.
Donald Trump-Kjo nuk duhet të ju befasojë shumë. FBI ka hapur një hetim ndaj Trump, në lidhje me pushimin nga puna të ish-drejtorit të FBI, James B. Comey.