Lajmet kryesore

VV pret numërim sa më të shpejtë të votave të diasporës

Gjykata Supreme ka konfirmuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të disporës.

Gjykata Supreme i ka bërë thirrje KQZ-së që të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyre fletëvotimeve.

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre”, thuhet në njoftim.