Sport

Xhaka largohet i mllefosur, heq fanellën dhe shan tifozët që e vërshëllenin

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, është përplasur me tifozët e klubit të tij në ndeshjen me Crystal Palacen.

Arsenali po barazon 2 me 2 në Emirates në kuadër të xhiros së 10-të të Premier Ligës, edhe pse në pjesën e parë pati epërsi prej dy golash.

Trajneri Unai Emery vendosi ta largojë nga ndeshja Xhakën në minutën e 61-të. Largimi i tij u mirëprit nga disa tifozë vendas e kjo çoi në shpërthim të Xhakës që fyente dhe reagoi ashpër.

Ai nuk u ul as në bankën rezervë dhe duke hequr fanellën u largua në drejtim të zhveshtores.